Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë, ku vizitoi një sipërmarrje artizanale të prodhimit të produkteve të qumështit.
Rama nuk e ka kaluar edhe këtë takim pa thumbuar opozitën.
Pronari i sipërmarrjes po i tregonte kryeministrit kasollen që nisi punën në 2008 dhe godinën aktuale.
Pjesë nga biseda:
Biznesmeni: Ajo kasollja aty është kur kemi filluar në 2008-ën. E kemi nis me 30 litra qumësht, më pas u spostum dhe i thash babës që do bëjmë godinën e re.
Edi Rama: Aty është me partinë e Joridës. Këtu është me partinë e Fridës. Në rregull je.