Sot qeveria shqiptare ka prezantuar Programin e Kodimit, i njohur ndryshe si kurse profesionale me mbështetje financiare nga qeveria.
Kreu i qeverisë Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë thirrjen e parë për ata që duan të marrin pjesë në Programin e Ri të Kodimit.
Në postimin e tij, kryeministri shkruan se ky program është hapur nga qeveria si një derë e re e së ardhmes për të rinjtë.
Po ashtu, në videon e publikuar nga Rama tregohet se kush përfiton nga Programi i Kodimit.
“Kjo është Thirrja e Parë për të rinjtë që duan të marrin pjesë në Programin e Ri të Kodimit, i cili është çelur nga qeveria shqiptare si një derë e re e së ardhmes për të rinjtë”, shkruan Rama.