Aktualitet

Rama thirrje në Asamblenë e OKB-së: Të përqëndrohet vëmendja te siguria kibernetike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:23 - 24/09/22 |
Opi Nion

Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Edi Rama, bëri thirrje që të përqëndrohet vëmendja te siguria kibernetike për të parandaluar sulmet.

Rama tha se Shqipëria pësoi një sulm me qellim vjedhjen e të dhënave dhe paralizim të sistemeve në korrik, ndërsa shtoi se një hetim i kryer me ekspertizën më të mirë konfirmoi se sulmi ishte një agresion i orkestruar nga Irani.

“Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazira do të doja ti kërkoja asamblesë të përqendronte vëmendjen te siguria kibernetike. Bota sot është e pandarë me teknologjinë. Shqipëria pësoi një sulm me qellim vjedhjen e të dhënave dhe paralizim të sistemeve në korrik. Një hetim i kryer me ekspertizën më të mirë ka konfirmuar se sulmi ishte një agresion i orkestruar nga Irani. Qeveria shqiptare nuk pati zgjedhje por ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne i bëjmë thirrje OKB-së të përqendrohet më seriozisht për sigurinë kibernetike për të ndihmuar në parandalim”- u shpreh Rama.

Pas