Politikë

Rama të rinjve: I fusni një të martuar se lekët ua jep Basha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 17/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar programin e Partisë Demokratike. I ndodhur në një takim me të rinjtë në Durrës, Rama ironizoi programin e PD për çiftet e reja, duke iu kërkuar të rinjve që të martohen pasi paratë ua jep Basha.

Kryeministri thotë se Basha nuk mund të punojë për Shqipërinë, duke thënë se do të vijojë të flejë gjumë.

Sot është Luli brenda nesh. Ka gjithmonë një zë që të thotë mos u lodh, pusho o burrë,po varja e o burrë, he mo burrë tashi, po bi shi ca do dalësh futja gjumë. Është një zë që vjen nga brenda te çdo njeri se njeriu lodhet. Njeriu mërzitet dhe mërzia çon mesazhe. Dhe këtu është dallimi. Ky zë është edhe një zë që buron nga thellësia e kësaj toke bashkë me shumë zëra të tjerë. Është zëri i dembelëve, mashtruarave, sharlatanëve, zëri i sirenave joshëse. Është zë i bukur. Është zë që ka forcë dhe ky zëri merr formën e Haxhi Qamilit, Ilir, ka marrë edhe formën e Lulit. E keni dëgjuar, ju thotë s’do paguani asnjë lekë në shkollë, do ua jap unë. E sheh këtë gocën i thotë, futuni një të martuar dhe lekët ua gjej unë dhe sa më shpejt kalamanin se lekët i kam unë. Po shiko se ky çuni ka babën që ka një biznes të vogël, 1 mijë euro babës tat nga unë. Po shiko se mamaja ime, merr 800 mijë lekë por i ka sigurimet të larta; ia ul unë po të votojë PD. Puna është te gjyshi se ka pensionin e ulët, vetëm voto se gjyshi do e ketë pensionin 1 mijë euro. me fjalë jeta osh qef. Vetëm voto Lulin,” tha Rama./ Opinion.al

Pas