Politikë

Rama: Të kënaqur që po nisimin procesin formal të bisedimeve për anëtarësimin në BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 29/08/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni ku pritet të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Gjatë intervistës së dhënë atje, Rama foli për ecurinë e negiciatave të Shqipërisë me BE-në, për marrëdhëniet Serbi-Kosovë si dhe edhe për arritjen e marrëveshjes për dokumentet midis Kosovës dhe Serbisë për udhëtimin e lirshëm të qytetarëve të dy vendeve.

Teksa foli për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, Rama tha se janë të kënaqur që pritjes i erdhi fundi dhe se po nisin një proces formal të bisedimeve të anëtarësimit.

“Kënaqësia nuk është një fjalë që mund ta përdorim por po, sigurisht jemi të kënaqur që më së fundi këtij ngërçi i erdhi fundi dhe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu po nisin tashmë procesin formal të bisedimeve të anëtarësimit”, u shpreh Rama.

Përsa i përket marrëdhënies midis Kosovës dhe Serbisë tha se e rëndësishme është që të mos humbasin kohë por të ulen e të zgjidhin problemet siç bënë me rastin e fundit.

Kryeministri Rama e konsideroi turp faktin që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza, ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar.

“Nga ana tjetër sa i takon Serbisë dhe Kosovës, mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza, ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, ndaj çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng dhe ky është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona. Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën midis Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, kaq shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit”, deklaroi Rama./Opinion.al

Pas