Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rama tani bën si ‘Mesia’!” -Pano: Në qeverinë Berisha, do kemi ministrinë e Familjes

2025/04/09 at 11:44 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama tani bën si ‘Mesia’!” -Pano: Në qeverinë Berisha, do kemi ministrinë e Familjes

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Jonathan Pano, i ftuar në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, ka deklaruar se nëse kjo forcë politike fiton zgjedhjet e 11 majit, brenda vitit do të ekzistojë Ministria e Familjes.

Kjo ministri, sipas Panos, e frymëzuar nga sistemi i Hungarisë, do të arrijë të sjellë frymën në vend se familja nuk është një shpenzim, por investim. Një institucion i tillë shihet si pjesë e programit të Partisë Demokratike, për shtimin natyror të popullsisë në vend, pas rritjes së emigrimit së shqiptarëve.

Pano sakaq u shpreh dhe me ironi ndaj maxhorancës, kryesisht kreut të qeverisë, Edi Rama, për epitetet që ky i fundit i vë opozitës, duke e cilësuar bufë e kënetë. Sipas kandidatit demokrat, Rama e sheh vetën si “Mësia” që do shpëtojë shqiptarët.

“Rama ka një gjë interesante. Në tipin e vet është përpjekur gjithmonë që të jetë folklorik, ka fituar me tepsi, tallava, timon, tani fillon me kënetë. Tani është bërë më filozofik, këneta që është ferri, parajsa që është BE, edhe unë që jam Mesia që doju shpëtoj nga ferri e do ju çoj drejt parajsës. Por ka një problem, ne nuk po shohim asnjë program konkret përsa i përket PS, ndërkohë ne po vijmë me një paketë e cila do u vijë në ndihmë të qytetarëve të Shqipërisë. E një nga propozimet që kemi sjellë, duke marrë parasysh shpopullimin, se si po na vjen shpopullimi mo? Është fakt! Një problem që ne kemi me socialistët është relativizimi i së keqes, që thonë është dukuri globale, po ndodh gjthandej.

Kemi ardhur në një pikë që na duhet për të vendosur se çfarë do të bëjmë për vazhdimësinë tonë etnike. A do ta vazhdojmë me shqiptarët, apo do ta fillojmë me njerëz nga jashtë e të miksohemi këtu.

Në 2022 unë isha në Hungari. Hungaria po bën një punë fantastike përsa i përket politikave fiskale pro-familjes, ka një ministri të familjes. E thash, ore, këta qenkan në të njëjtën problem, sepse edhe Hungaria para se të futej në BE kishte të njëjtën hallë. Do futen në BE, pjesa që janë këtu do të ikin. Të njëjtin problem kemi edhe ne. Pra, çfarë mund të mësojmë nga Hungaria? Kemi marrë një model, që është një model shumë i bukur, të krijojmë ministrinë e familjes në këtë vend, që ta shikojë familjen si investim dhe jo si shpenzim. Për këtë arsye, në qeverinë Berisha 2025, do të fillohet për herë të parë në Shqipëri, ministria e familjes.“, u shpreh Pano.

Sakaq, kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Edlira Dyrmishaj, u shpreh se ideja e ministrisë së familjes i duket interesante, e beson se mund të gjejë përkrahje. Por ajo më pas sqaroi “polemikën” nëse PS ka apo jo një program, pas akuzave që Berisha i ka bërë Ramës se i ka “vjedhur” paketën. Ajo u shpreh se numri 5 nuk është rastësi në këto zgjedhje, pasi prezantohen 5 pikat kryesore të programit socialist: pensionet, arsimi, pagat, strehimi, mirëqenia e shëndetësia.

“Më pëlqen shumë kjo ideja, e besoj se do gjejë shumë përkrahje. Problemi qëndron se çfarë sfidash do duhet të përballojë kjo ministri përballë kësaj politikës së madhe. Megjithatë, përsa i përket programit të PS, meqë po flasim kemi program, apo s’kemi program. Besoj se të gjithë e kemi parë simbolikën që postohet me numrin 5, për mua nuk është e rastësishme aspak. Janë 5 pika kryesore të programit të PS, për këtë fushatë elektorale, duke filluar që nga pensionet, arsimi, rroga, strehimi për kreditë e buta dhe për lehtësimin e jetesës së qytetarëve dhe shëndetësia.”, u shpreh Dyrmishaj.

Ju sugjerojmë

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
Para
Agron Shehaj: S’duam të jemi PD e dytë, por parti e djathtë e parë

Agron Shehaj: S’duam të jemi PD e dytë, por parti e djathtë e parë

“Kam besuar tek të rinjtë”, Shehaj për partinë e tij: Ndryshojmë totalisht nga të gjitha forcat e tjera politike

“Kam besuar tek të rinjtë”, Shehaj për partinë e tij: Ndryshojmë totalisht nga të gjitha forcat e tjera politike

Opinion – Margarita Xhepa dhe Timo Flloko që s’keni parë! – 9 Prill 2025

Opinion – Margarita Xhepa dhe Timo Flloko që s’keni parë! – 9 Prill 2025

TE FUNDIT

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
26 Shtator, 2025

Emri i multimiliarderit Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë të mundshme të njeriut...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com