Aktualitet

Rama: Taksa e pasurisë më e rëndësishmja në glob, shpërfillet në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 17/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar me kryebashkiakët ditën e sotme, u ndal edhe tek taksa e pasurisë.

Sipas kreut të qeverisë kjo taksë është më e rëndësishmja në të gjithë botën, por më e shpërfillura në Shqipëri. Rama tha se nuk mund të taksohet njësoj një familje me të ardhura mesatare me një familje që ka dy tre shtëpi.

Më tej kryeministri kërkoi nga kryebashkiakët kërkoi disiplinë financiare, burime të reja të ardhurash dhe përgjegjshmëri më të lartë.

“Taksa e pasurisë, është taksa më e rëndësishme bashkiake në të gjithë globin. Taksa e pasurisë në këtë cep të globit ku ne jemi, është taksa më e shpërfillur dhe pastaj natyrisht që nuk ka mjaftueshmërisht fonde për të gjitha gjërat që ju doni, se s’ka si të ketë, se nga diku ato fonde dalin. Nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familjeje që jeton me të ardhura mesatare me shtëpinë e dytë dhe të tretë të një familje tjetër. Jo vetëm kaq, por edhe këto, edhe nuk mblidhen pastaj. Disiplinë financiare, burime të reja të ardhurash dhe përgjegjshmëri më e lartë më raport me qytetarët sa i përket shërbimeve”, u shpreh kryeministri Rama.

Pas