Ditën e sotme kryeministri Edi Rama në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së, ka mbajtur një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Gjatë fjalës së tij, Rama foli në lidhje me marrëveshjen për rivendosjen e linjës ajrore Prishtinë- Beograd, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin.
Rama theksoi se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndiqet dhe nga vendet e tjetra në rajon, ndërsa shtoi se NATO konsiderohet si një pjesë të rëndësishme në OSBE.
‘’Falenderoj Stolenberg që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në Rajon. Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët. Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona.’’– thotë Rama./ Opinion.al