Kryesore

Rama takon presidentin e Azerbajxhanit: Të bashkëpunojmë në sektorin e energjisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:23 - 14/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë Azerbajxhan, ku është pritur nga presidenti Ilham Aliyev. Gjatë takimit dy liderët folën për bashkëpunimin e mëtejshëm në sektorin energjetik dhe atë të turizmit.

Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri Rama theksoi se shpreson që Azerbajxhani të bëjë në Shqipëri atë që ka bërë në Malin e Zi sa i përket investimeve strategjike, ndërsa ftoi presidentin azer që të vizitojë vendin tonë.

Presidenti Aliyev theksoi se Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë tashmë një bashkëpunim modest sa i përket sektorit të energjisë, por do e forcojnë edhe më shumë atë.

Kemi shfrytëzuar mundësinë për tu takuar me njëri-tjetrin. Jemi këtu për të diskutuar zhvillimet dypalëshe por edhe zhvillimet rajonale. Do të shkëmbejmë informacione e do të flasim për rritjen e shkëmbimit tonë tregtar. Do të diskutojmë bashkëpunimin në sektorin e energjisë. Qysh prej 1 viti Azerbajxhani është bërë eksportuesi kryesor i gazit natyror në Europë. Duke patur parasysh rëndësinë e korridorit jugor të gazit dhe TAP. Unë mendoj se kjo tashmë është më e dukshme se më parë. Ky është një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit tonë, përfaqësuesit tanë po zhvillojnë takime për energjinë. Është vërtetë një pjesë mjaft e madhe e agjendës tonë dypalëshe. Jam i sigurt që ajo që është në proces diskutimi do të sjellë zhvillime të reja. Po ashtu do flasim për fusha të tjera siç është fusha e turizmit. Është kënaqësie e madhe që gjendem këtu, pikë së pari pas një fushate mjaft të madhe të suksesshme për të kthyer pjesë të vendit tuaj që për shumë vite gjendej në një situatë të padurueshme. Shqipëria ka qenë është dhe do të jetë plotësisht mbështetëse e Azerbajxhanit. Po kështu ne përgëzojmë shumë përpjekjet tuaja të lavdueshme për paqe dhe bashkëpunim me fqinjin tuaj Armeninë. Ne jemi të dy të bekuar që kemi një urë të fortë mes nesh që është Turqia. Unë besoj se ne mund të bëjmë më shumë në bashkëpunimin tonë, pre me padurim të shoh perspektivat dhe çfarë kanë arritur ekipet tona qoftë në sektorin e energjisë ashtu dhe turizmit. Ne jemi disi xhelozë për Malin e Zi se ju keni bërë investime, dhe shpresoj fort të bëni të njëjtën gjë dhe për Shqipërinë. Pres që ju të mbani fjalën dhe të vini në Shqipëri. Ndërkohë që prisja që ju të vinit erdha unë. Siç thonë kur nuk shkon mali tek Muhamedi shkon Muhamedi tek Mali”, deklaroi Rama./ Opinion.al

Pas