Kryeministri Edi Rama do të jetë në Greqi më 15 dhe 16 shtator, ku do të takohet me homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis.
Rama do të shkojë në takimin në Athinë në cilësinë e kreut të OSBE. Çështja e emigrantëve, por edhe konflikti turko-grek pritet të jenë tema të takimeve të shefit të ekzekutivit shqiptar.
Nuk dihet ende nëse çështja e detit dhe plani i zgjerimit të zonave ekonomike nga Greqia do të diskutohet. Në takim veç Ramës e Mitsotakis do të jenë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të politikës greke, mes tyre dhe ministri i jashtëm Nikos Dendias.
Rama ka mohuar vazhdimisht zërat se mes Shqipërisë dhe Greqisë ekziston një marrëveshje që lejon këtë të fundit të zgjerohet me 12 milje në detin Jon./ Opinion.al