Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Stamboll, ku është takuar me Presidentin Turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai tha se ka diskutuar me presidentin turk për projektin e aeroportit të Vlorës.
“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike,” shkruan Rama në “Facebook”.
Vizita e Ramës në Stamboll vjen menjëherë pasi ai vizitoi Kosovën dhe pati takime me Kryeministrin Mustafa dhe Presidentin Thaçi.