Sot kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në zyrën e tij, ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Guido De Sanctis.
Ambasadori De Sanctis ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto nga momenti i takimit. Po ashtu, ai ka zbuluar se çfarë ka diskutuar me kreun e qeverisë shqiptare.
De Sanctis shprehet ndër të tjera se është shpresëplotë për një bashkëpunim të shkëlqyer me palën shqiptare.
“Pata kënaqësinë të takohem sot me Kryeministrin Edi Rama dhe të flas me të për ndihmesën e kurdondodhur të Prezencës së OSBE-së për institucionet dhe shoqërinë shqiptare, në rrugën e reformave. Mirënjohës për mirëseardhjen në Shqipëri dhe shpresëplotë për një bashkëpunim të shkëlqyer”, tha ambasadori Guido De Sanctis.