Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama takon ambasadorët, mesazh për BE: Të mos tërhiqemi në izolim

2021/12/16 at 8:09 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama takon ambasadorët, mesazh për BE: Të mos tërhiqemi në izolim

Kryeministri Edi Rama është takuar me trupin diplomatik në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë dha mesazhe dhe për BE, duke thënë se Shqipëria ka arritur gjithçka që është kërkuar por ende nuk i ka hapur negociatat.


Rama theksoi se vendi ynë ka realizuar të gjitha reformat e kërkuara, teksa tha se vendet nuk duhet të shkojnë në izolim pasi kjo do të kishte pasoja.

 “Jam shumë krenar për shumë gjëra që ky vend mishëron dhe ato që ka bërë sidomos në dy vitet e fundit kur me ndihmën nuk bëmë pas tërmetit dhe pandemisë. Më lini të them se sfidat me të cilat përballemi, unë jam besimplotë që më shumë do bëhet gjatë vitit që vjen. Shqipëria përgatitet të zërë vendin e saj në Janar në OKB, një institucion që më mirë se kushdo mishëron frymën e bashkëpunimit. Është një mundësi historike për Shqipërinë.  Fakti që kemi mundësi të bashkohemi me vende të tjera që nuk i shohim si armiq por si aleatë për një botë më të mirë tregon sa larg kemi shkuar. Kjo mundësi vjen në kohë jo shumë të lehta jo vetëm për Shqipërinë por për botën.

Sfidat me të cilat përballemi ndonjëherë duken shumë të mëdha.Vende të vogla apo të zhvilluara, perëndimorë apo lindorë. Ndërkohë që merremi me një krizë dhe një krizë tjetër na del përballë, bëhet themelore të mos e lëmë gjendjen e emergjencës të pushtojnë mendjet tona. Është jetike të mos tërhiqemi në izolim. Shqipëria e di shumë mirë se kush është kostoja e izolimit. Asnjë vend nuk e menaxhon dot vetëm një situatë si kjo.  Jemi të gjithë rishtarë përpara këtyre sfidave dhe mund të mësojmë nga sukseset dhe dështimet. Pasojat, siç kemi mësuar janë emergjente, pasojat zgjasin në kohë. Por ndërkohë që përballemi me këto armiq të padukshëm nuk duhet të bëhemi të padukshëm për njëri tjetrin. 

Duhet të sigurohemi të mos sakrifikojmë të drejtat por të tregojmë atë që predikojmë. Të qeverisësh një vend të vogël është më e vështirë. Në botën në të cilën jetojmë,, të drejtosh vende të mëdha do të thotë të drejtosh njerëzimi. Është thelbësore që vendet e mëdha të kenë një këndvështrim të gjerë. Është thelbësore që vendet e mëdha të mos zvogëlohen në zemra dhe mendje me burimet që iu duhen për t’ia dalë. Një famëkeq dikur tha në fund të vitit: Ky vit ka qenë më i vështirë, por më i lehtë se ai që do vijë. Nuk do e them se kush ishte ai shqiptar. Ai ishte mjeshtër i izolimit. Nuk është çështje vitesh më të lehta apo më të vështira por qeveri të përgjegjshme apo të papërgjegjshme. Ajo që bëjmë tani dhe si japim dhe marrim dhe njëri tjetrin do të përcaktojnë vitet që do të vijnë. Jemi këtu të kremtojmë dhe dëshira ime për vitin e ri është të bashkëpunojmë në radhë të parë si njerëz.

Mandati i tretë nuk më bëri të pamposhtur por më të përulur. Fitorja ishte e ëmbël dhe e hidhur. Ndjeva se nuk kishi8m bërë mjaftueshëm dhe kundërshtari ende nuk shihet. Pas një fitore që më përndjek më shumë pafuqia e pushtet për të ecur më shpejt për modernizuar një shtet që humbi shumë nga diktatura, ndihem i sekëlldisur.  Le të marrim BE-në. Kemi gjithçka që duhej për të na dhënë dritën jeshile por nuk e kemi marrë. Ky është një fakt por ne do të vazhdojmë të bëjmë Shqipërinë më mirë. Koha kalon dhe frustrimi i shqiptarëve rritet. Bëmë çdo gjë që duhej për reformën në drejtësi. Duke u përballur me kundërshti edhe brenda koalicionit tonë. Duhet kohë dhe shumë kohë se sa koha që fluturon për njerëzit e këtij vendi që kanë pritur pafund për të jetuar në një vend ku kushdo është i barabartë para ligjit.  Të marrim luftën kundër korrupsionit. Kërkon reforma, dhe i kemi ndërmarrë të gjitha. Po punojmë pa pushim. Kërkon një sistem drejtësie të pavarur. ndërkohë që ajo që mund të bëjmë tani për tani. është të shfrytëzojmë digjitalizimin që i bën vendet të kapërcejnë.

Por kjo nuk është e mundur që të lehtësohen njerëzit. Le të marrim modernizimin e të gjithë sektorëve. Kemi bërë aq shumë në tetë vite sa është bërë në dekada. Qeveria është e dënuar të krahasohet me Bashkimin Europian. Le të marrim pabarazinë sociale. Kemi bërë shumë por mbetet ende për t’u bërë. Ky është fundi i një tjetër viti kur mund ta bëja këtë rrëfim. Jam i vendosur të jap gjithçka nga vetja. Në ditët që do vijnë do paraqesim një nismë të re për bashkëvepruar mes qeverisë dhe njerëzve. Këto janë kohë sfiduese dhe duhet të punojmë bashkë si prindër, vëllezër dhe motra, si njerëz që duam më të mirë për vendin tonë që jemi të bekuar ta quajmë shtëpi. E ardhmja krijohet edhe përmes vullnetit për të dëgjuar më shumë njëri-tjetrin. Me kalimin e kohës mund të ndihmojmë me vendimet. Më lini ta përmbyll me urimin për vitin e ri që të dëgjojmë më shumë njëri tjetrin. Jeta shkon shumë shpejt për ta cilësuar njëri tjetrin si armiq”, tha Rama./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
Aktualitet

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

28 Tetor, 2025 11:07 am
Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Kronikë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

28 Tetor, 2025 10:48 am
Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit
Kronikë

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

28 Tetor, 2025 10:00 am
I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
Kronikë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

28 Tetor, 2025 9:47 am
Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë
Bota

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

28 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Tetor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

28 Tetor, 2025 7:54 am
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Para
Pesë raste me Omicron konfirmohen në Mal të Zi

Pesë raste me Omicron konfirmohen në Mal të Zi

Sali Berisha në emisionin “Opinion”

Sali Berisha në emisionin “Opinion”

Kush e drejton PD? Flet Sali Berisha

Kush e drejton PD? Flet Sali Berisha
















TE FUNDIT

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
28 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër të gjithë ata që kritikojnë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ai ndodhet në...

Lexo më shumë

Shtyhet për në 11 nëntor seancën ndaj Metës

Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
28 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme shtyn për më 11 nëntor seancën ndaj Ilir Metës. Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit...

Lexo më shumë

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

Pjesë e një organizate që trafikonte drogë, arrestohen në Manzë dy vëllezërit
28 Tetor, 2025

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brothers”, duke vënë në pranga...

Lexo më shumë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
28 Tetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës së djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com