Kryeministri Edi Rama ndodhet në Rejkjavik të Islandës ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Këshillit të Europës.
Aty, kreu i qeverisë është takuar me homologun e tij nga Mali i Zi, Dritan Abazović. Rama ka publikuar një selfie në mediat e tij sociale në të cilën pozon me Abazović.
Bashkë me foton, Rama shkruan: “Me ma t’mirin e të tanve”.