Kryeministri Edi Rama është takuar përsëri me Aleks Soros, djalin e miliarderit George Soros në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror.
Ka qenë vet Aleks Soros që ka postuar foto me kreun e qeverisë shqiptare në Instagram, ndërsa shkruan “Shqipëria, e para nga të gjitha”.
“Kthim në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, ku Shqipëria është e para, sepse gjërat shkojnë sipas rendit alfabetik”, shkruan Soros duke etiketuar kryeministrin Rama.
View this post on Instagram