Aktualitet

Rama takohet me Jim Belushin: Me legjendën për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:53 - 20/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në zyrën e tij, ditën e sotme aktorin e njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi.

Ndërsa ka shpërndarë disa foto me Jim Belushin në rrjetin e tij social në “Facebook”, Rama shkruan: BLUES BROTHERS! Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery Channel.

Më herët gjatë ditës së sotme, aktori me famë ndërkombëtare është takuar dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, ku ky i fundit i dhuroi “Kullën e Sahatit”.

Belushi ndodhet në kryeqytet për të realizuar një dokumentar mbi Shqipërinë, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane./Opinion.al

Pas