Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në zyrën e tij, ditën e sotme aktorin e njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi.
Ndërsa ka shpërndarë disa foto me Jim Belushin në rrjetin e tij social në “Facebook”, Rama shkruan: BLUES BROTHERS! Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery Channel.
Më herët gjatë ditës së sotme, aktori me famë ndërkombëtare është takuar dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, ku ky i fundit i dhuroi “Kullën e Sahatit”.
Belushi ndodhet në kryeqytet për të realizuar një dokumentar mbi Shqipërinë, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane./Opinion.al