Kryeministri Edi Rama shprehet se takimet që po zhvillohen me anëtarët e qeverisë turke, po bëhen në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se në këto takime po diskutohet për shëndetësinë me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar.
Arsimin me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial.
Strehimin Social me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit.
Kulturën e Turizmin me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet./Opinion.al