Aktualitet

Rama takim me të rinjtë që iu përgjigjën nismës “Gati për Shqipërinë”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 05/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e parë, profesionistë, të diplomuar në fusha të ndryshme si brenda e jashtë shtetit, e që duan të kontribuojnë në projekte në të mirën e vendit gjatë mandatit të tretë të kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij.

Të rinjtë pjesëmarrës shpalosën idetë dhe vizionin e tyre, teksa janë ndjekur me vëmendjen nga kryeministri Rama. Kreu i qeverisë e cilësoi laborimin e konceptit të nëpunësit digjital si një revolucion, jo vetëm për vendin, por edhe më gjerë, duke krijuar kështu një administratë hibride.

“Sa më shumë ju dëgjoj, aq më shumë bindem të laborojmë konceptin nëpunësin digjital.

Do të bëjmë një revolucion, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë, duke krijuar një administratë hibride. Nëse do të vish në Shqipëri, hajde nesër, do të fusim në shërbim. Nëse do të bëjmë gjysmën e këtyre që folëm sot do të ishte një fitore e madhe”, tha Rama.

Mbi videon e publikuar, Rama thekson se aplikimet për nismën vijojnë ende dhe ftoi të gjithë të rinjtë që të aplikojnë në adresën [email protected]

Kujtojmë që “Gati për Shqipërinë”, është një nga nismat e ndërmarra nga qeveria, fill, pas sigurimit të mandatit të tretë të kryeministrit Edi Rama./Opinion.al

Pas