Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluat një takim informal me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka postuar foto nga ky takim ku shihet me një gote verë në dorë.
Krahas fotos kreu i qeverisë shkruan “Gëzuar, qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë”.
Të pranishëm në këtë takim ishin Afrim Gashi nga partia “Alternativa”, Menduh Thaçi nga PDSH, Arben Taravari nga Aleanca dhe Ali Ahmeti nga BDI, ndërsa ftesës i është përgjigjur negativisht vetëm Bilal Kasami nga lëvizja ‘Besa’, me argumentin se kjo darkë i shërben vetëm interesave të BDI-së, pasi kjo forcë ndodhet në një krizë të brendshme, me funksionarë të lartë të partisë që kanë dalë kundër ekzekutivit.