Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Turqisë dhe është takuar me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, këtë e ka bërë të ditur në faqen e tij ne FB. Rama tha se takimi në rezidencën e Erdoganit ka zgjatur 90 minuta dhe se është shënuar progres i qenësishëm në projektet e përbashkëta si Aeroporti i Vlorës dhe linja ajrore shqiptare. “Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines.”, shkroi Rama në Facebook.