Aktualitet

Rama: Supertaksë për ata që lënë tokat djerrë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:33 - 01/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerët në Dorovan të Korçës ditën e sotme bëri një paralajmërim për të gjithë ata që nuk i punojnë tokat.

Rama u shpreh se për të gjithë fermerët që i lënë tokat djerrë do të ndëshkohen me një supertakism nga qeveria.

“Sot, Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore edhe pse ka akoma copëza. Për këto ne duhet të marrim disa masa të reja që po i përgatisim për një supertaksim të lënies së tokës djerrë. Nuk mund ta lësh tokën e bukës djerrë, jepe ta punojnë ose punojë vet. Në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo metër tokë. Sot punohet dyfishi i tokës bujqësore. Si qenka kjo që bujqësia ka marrë të tatëpjetën?!”, u shpreh Rama./Opinion.al

Pas