Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama sulmon sërish prokurorin e Durrësit

2019/10/07 at 12:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama sulmon sërish prokurorin e Durrësit

Kryeministri Rama ka sulmuar sërish ditën e sotme prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja. Gjatë takimit të bashkëqeverisjes, Rama gjeti momentin për të akuzuar edhe njëherë prokurorin, pa i përmendur emrin, se po u bën shantazh nëpunësve të shtetit dhe paralajmëroi se së shpejti do të dalë përpara drejtësisë.

“Ju e patë vetë javën e kaluar një rast flagrant i shkeljes së ligjit dhe jo vetëm por edhe i transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë të përfaqësues të interesave të krimit ku sigurisht nuk do i shpëtojë ndëshkimit, por kur vjen puna te ndërhyrja në proces është e pamundur për qeverinë dhe pushtetin ekzekutiv. Se kushtetuta përcakton qartë kufizimet që ne kemi, pavarësisht se mund të jetë e drejtë ajo që qytetari kërkon pas një padrejtësie në dyert e gjykatave” tha Rama.

Pas vendimit të gjykatës së Durrësit për të lënë në arrest drejtorin e AKSH-së, zëvendëskryeministri Braçe sulmoi prokurorin e çështjes, Arjan Ndoja se po bënte “presion kriminal” ndaj të akuzuarit Liridon Pula. Një ditë më vonë, Braçe e bëri veten edhe gjykatës, duke thënë se prokurori në fjalë po mban në burg padrejtësisht një zyrtar të pafajshëm.

Në të njëjtën linjë ishin edhe akuzat e kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili tha në parlament se “një prokuror në Durrës i lidhur me krimin e organizuar, po u bënte presion punonjësve të shtetit”.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët ditën e sotme kryeministri tha se pastrimi i llumit sipas tij ka edhe efekte negative të përkohshme. Megjithatë sipas tij efektet negative nuk janë mos pasja funksionale e gjykatave por fakti që prokurorët dhe gjykatësit sipas tij do të shfrytëzojnë momentet e fundit për të përfituar nga korrupsioni.

“Pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka edhe një efekt negativ të përkohshëm por të rëndë për qytetarët, pasi shumë prokurorë dhe gjykatës të zhytur deri në fund dhe e dinë se nuk do e kalojnë po e shfrytëzojë duke thënë ‘të kapim çfarë të kapim’. Sistemi i ri i drejtësisë kërkon kohë, ndërsa vettingu do ta pastrojë dhe sistemi do të ndëshkojnë ata që janë nxjerrë”

Për herë të parë kryeministri Rama pranoi se ka kushte nga Bashkimi Europian në procesin e integrimit. Por gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët ai e përdori këtë për të rikujtuar dënimin ndaj prokurorëve dhe gjykatësve.

“Më vjen mirë që është kthyer në kusht nga BE dhe të jenë të sigurt që do të rikthehen për të dhënë llogari për pasuritë e tyre dhe ata që bëjnë krime ndaj qytetarëve për të përfituar para të zezë për të marrë ‘rroga’, shpërblime nga organizata kriminale, drejtësia mbi ta mund të vonojë edhe ca, por nuk do të harrojë. Ka arritur në 793 numri i masave ndëshkimore falë hetimeve administrative nga platforma. 46 masa në proces për nëpunës, shefa apo drejtues zyrash. Atyre që i bien shkurt dhe thonë se kështu duhet të funksionojë shteti duke shkuar deri te qeveria, u them se kështu funksionon kudo edhe në shtetet më të zhvilluara” tha Rama

Kjo nuk është hera e parë që prokurori Ndoja ndodhet në qendër të akuzave. Pak më shumë se një dekadë më parë ai është hetuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, por akuzat ndaj tij janë hedhur poshtë.

Neni 7 i Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë sanksionon se sistemi i qeverisjes në Shqipëri bazohet në ndarjen dhe balancimin midis pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Te treja degët e pushtetit janë të ndara dhe të dallueshme nga njera-tjetra.

Megjithë të kaluarën të debatueshme të Ndojës, sulmet e dy përfaqësuese më të lartë të ekzekutivit ndaj një zyrtari të sistemit të drejtësisë kanë ngritur shqetësim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
Bota

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

31 Korrik, 2025 10:33 pm
Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
Sport

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

31 Korrik, 2025 9:56 pm
Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
Aktualitet

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

31 Korrik, 2025 9:16 pm
Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
Bota

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

31 Korrik, 2025 9:11 pm
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Mjekësi, çfarë zbuluan shkencëtarët

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Mjekësi, çfarë zbuluan shkencëtarët

Zbardhet debati me dyer të mbyllura, Hajdari: Na bën presion për rezolutën

Kërkesa për kredi të buta, Kuvendi trajton me bonus qeraje deputetët

Gwyneth Paltrow superlativa për partneren e ish-bashkëshortit: Gur i çmuar

Gwyneth Paltrow superlativa për partneren e ish-bashkëshortit: Gur i çmuar

TE FUNDIT

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
31 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka publikuar letrat që u ka dërguar 17 drejtuesve të kompanive...

Lexo më shumë

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
31 Korrik, 2025

Galatasaray ka bërë goditjen më të madhe në historinë e futbollit turk duke firmosur me sulmuesin nigerian Victor Osimhen. Kampionët...

Lexo më shumë

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
31 Korrik, 2025

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
31 Korrik, 2025

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com