Një tiran e ka cilësuar kryeministri Edi Rama presidentin rus, Vladimir Putin, pasi sipas tij, ai luan me vdekjen.
Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Rama theksoi edhe një herë se paralelet mes Kosovës e Krimesë që Putin bën vazhdimisht, nuk kanë asnjë bazë.
“Nuk ka asnjë paralele mes Kosovës e Krimesë, por ka mes Kosovës e Ukrainës. Ka një analogji më të fortë, mes Carit që ulet në fronin e Kremlinit të ditëve tona, dhe kasapit që mbante pozicionin e komandantit të përgjithshëm të Serbisë gjatë luftës. Ka dy tiranë të dëshpëruar, një i vdekur e tjetri që luan me vdekjen”, tha Rama.