Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka vënë në dispozicion të bashkive mbi 1 miliard e afro 200 mln euro për faturat e ujit të papaguara.
Në një konferencë për mediat, Rama sulmoi kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli duke thënë se bashkia që ai drejton është kampion për humbjet. Rama e cilësoi Ujsjellësin e Vlorës si një “lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik”.
“Kampione për humbjet Bashkia e Vlorës me 78.9 përqind humbje, një kompani e falimentuar si një piramide që merr para nga shteti. Lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik.
Si mund të vazhdojë kështu kjo histori. Si mundet që Ujësjellës-Kanalizimet të jenë në punë. Si është e mundur që numri i të punësuarve në këto ndërrmarrje është sa një armatë e një shteti 10 herë më të madh se Shqipëria. Fjalët janë thënë, është koha për të vepruar. Qeveria s’do jetë më pozitën e dhënies së investimeve. S’ do lejojmë që paratë e shqiptarëve të keqpërdoren nga keqqeverisja ekstreme dhe e shpërdonimit të të ardhurave”, tha Rama./Opinion.al