Rama është përpjekur të qetësojë pak furinë e komenteve kundër tij tani që zgjedhjet në SHBA i fitoi Tramp. “Më lejoni t’ju them se jam shprehur kundër për Trampin si kandidat se më kanë prekur si shqiptar, qytetar dhe kryeministër deklaratat e tij për Kosovën, myslimanët dhe emigrantët. Nuk jam i vetmi, jam një pikë ujë në detin e deklaratave kundër tij. Sot ai është zgjedhur nga populli sovran, dhe ka respektin tim si kryeministër i këtij vendi, për popullin, për presidentin ashtu si edhe në kuadër të miqësisë dhe aleancës strategjike me SHBA që nuk mund të vihen në dyshim”, sqaroi Rama.
Përmes ironisë, Rama dha edhe një mesazh për gjithë politikanët kritikë. “Keqardhje për disa agallarë të politikës që janë kaq mendjelehtë sa duket sikur sot janë gati t’i ankohen Presidentit të SHBA për mua, por nuk funksionin kështu bota, SHBA dhe Shqipëria”, shtoi Kryeministri.
Deklarata u bë gjatë konferences për shtyp me ambasadoren Vlahutin, duke iu pergjigjur interesit te medias.