Kryesore

Rama SPAK-ut:I shkove pas avazit armikut nr.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 07/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj SPAK-ut duke thënë se nuk heq anjë presje nga deklarata që ka bërë sot në Asamblenë e PS.

Në një reagim në “Twitter”, Rama shkruan se nuk mjafton që SPAK-u të thotë se ka pushuar çështjen ndaj Dvoranit, por fakti se “mori peng” gjyqtarin pa arsye duke i shkuar pas avazit “Armikut nr.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës.

Ndër të tjera Rama shkruan se SPAK duhet të sqarojë edhe faktin se “pse reagoj rrufeshëm pas një kallëzimi për një vepër penale imagjinare ndaj njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit dhe për kampionët e korrupsionit nuk lëviz asnjë gisht”.

Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!

Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit, ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin”, shkruan në Twitter Rama./Opinion.al

Pas