Në fjalën e tij në Kuvend Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se mori peng foltoren e Kuvendit, ndërsa theksoi se PD dhe LSI janë bërë bashkë në opozitë në një kauzë për të akuzuar qeverinë dhe kryeministrin si të lidhur me krimin.
“Ju s’keni faj që dolët copë e çikë nga zgjedhjet, fajin e kemi ne. Vendi nuk ka opozitë, por dy shartore. Ju nuk mbani dot përgjegjësi, jo sepse s’doni, por nuk dini të mbani përgjegjësi. Po ata që ishin e treta e vërteta? Se ça ndodhi që donin të ishin dhe e para e papara dhe vajtën i ranë murit me kokë. Sot keni hallin si ta lini fajin kopil”, shpreh Edi Rama.