Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Sot, Shqipëria, lider në qeverisjen dixhitale në rajon

2021/03/19 at 10:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Sot, Shqipëria, lider në qeverisjen dixhitale në rajon

Kryeministri, Edi Rama këtë të premte po prezanton programin e PS për shërbimet për qyetarët dhe biznesin. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se sot janë 1.87 milionë persona të regjistruar që përdorin platformën dixhitale për shërbimet.

 “50 mijë të regjistruar ishin shqiptarët në portalin që supozohej se u ofronte shërbime. Me revolucionin digjital, sot që flasim janë 1.87 milionë të regjistruar që përdorin platformën, përdorin shërbimet.  6 ishin regjistrat elektronikë që presupozohej se duhet të ndërvepronin  në platformën qeveritare.  Sot janë 55 regjistra elektronikë që ndërveprojnë në kohë reale.  Deri në 2013 numri total i transaksioneve, pra i ndërveprimeve të kryera në platformë ishin 680 mijë. Sot, shifra e fundit e 2020 është 145 milionë.  145 milionë që mund të shtohen dhe do të shtohen vijimësisht sa më shumë të rritet pjesëmarrja dhe sa më pak njerëzit në vend që të ankohen për vonesën këtu, vonesën atje, sportelistin këtu, sportelistin atje, të përdorin platformën, do të përdorin iphonin, do të përdorin kompjuterin më të afërt.  Është shumë e thjeshtë dhe më e rëndësishme akoma për një shumë të madhe dokumentesh që shteti lëshon duhej dhe duhet akoma një numër i konsiderueshëm dokumentesh të tjerë për të bërë aplikimin. Ndonjëherë shkojnë deri në 20, mesatarisht janë 7-8. Çfarë ishin këto më parë? Ishin 20 vajtje-ardhje në 20 pika të ndryshme, zyrash të ndryshme për të mbledhur dosjen. Për çdonjërin nga ju, dosjet sot i mbledh shteti për ju. 

Sot, në ato 20 pika punonjësit e shtetit nuk rrinë të presin tufat si cjapi te kasapi, por mbledhin letrat dhe përmes rrugës digjitale i çojnë në pikën e vetme ku ju shkoni për të marrë shërbimin pasi keni bërë aplikimin. Çfarë është kjo?  Ky është Revolucion.  Ky është ai revolucioni i çuarjes së tepsisë për skrap në raportin shtet-qytetar.  Ky është ai revolucioni që nuk bëhej dot deri në fund me të tjerë në prehër. Ky është ai revolucioni që ju i dhatë shtysën e fortë dhe vendimtare në 2017, ku na dhatë mundësinë që të jemi ballë përballë jush pa të tjerë në prehër, e  t’ju shohim në sy e të na shihni në sy, të marrim përgjegjësitë tona, të marrim patjetër dhe barrën për gabimet tona, por ama t’iu përgjigjemi me të gjitha me fuqitë tona”, –tha kryeministri.

Më tej Rama u shpreh se sipas raporteve të organizatave botërore për shërbimet e qytetarëve dhe biznesit, Shqipëria është lider në qeverisjen dixhitale në rajon.

“Ky është ai revolucioni që vazhdon dhe që do ta transformojë në mandatin e tretë këtë vend në një vend ku shteti është i tëri në xhepin e qytetarit, jo për t’i marrë atij nga xhepi, por për të marrë nga xhepi i tij, nga iphonin i tij, smartphoni i tij kërkesën dhe për ta kthyer kërkesën në një dokument të plotësuar, në fakt në smartphonin e tij për qytetarin  dhe për biznesin, për të voglin dhe për të madhin, për të riun dhe për të moshuarin, për studentin dhe për fermerin, për çdonjërin në çdo pikë kontakti me shtetin. Shqipëria sot, jo se e them unë, jo se e themi ne, por në bazë të raporteve të organizatave më prestigjoze në bote që nga OKB, OECD, Departamenti Amerikan i Shtetit së fundmi dhe BE, është lider në qeverisjen digjitale në rajonin tonë, ndërkohë që ishte bishti i fundit i kavallit deri në 7 vite më parë”, tha Rama./Opinion.al

Etiketa: platforma dixhitalerama

Ju sugjerojmë

Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore
Aktualitet

Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore

27 Tetor, 2025 2:20 pm
Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit
Aktualitet

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit

27 Tetor, 2025 2:12 pm
Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm
Aktualitet

Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

27 Tetor, 2025 2:10 pm
Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin
Kronikë

Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin

27 Tetor, 2025 1:23 pm
Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

27 Tetor, 2025 1:12 pm
“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
Kryesore

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

27 Tetor, 2025 12:56 pm
Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?
Bota

Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?

27 Tetor, 2025 12:38 pm
Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un
Bota

Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un

27 Tetor, 2025 11:59 am
PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
Kryesore

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

27 Tetor, 2025 11:21 am
Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet
Politikë

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet

27 Tetor, 2025 11:17 am
Para
“Duan punë duke qëndruar në kafe”, Rama: Po vijnë punëtorë të huaj në vend

“Duan punë duke qëndruar në kafe”, Rama: Po vijnë punëtorë të huaj në vend

Rama: Unë 1 timon kam atë të 2017, e dua përsëri për fëmijët tanë

Rama: Unë 1 timon kam atë të 2017, e dua përsëri për fëmijët tanë

Pas kërcënimeve për jetën reagon Kryeprokurori Llalla

"Burg dhe 5 vite jashtë shërbimeve publike”,SPAK jep pretencën për Llallën

TE FUNDIT

Trump godet Putin: Të bëjë paqe, jo të testojë raketa bërthamore

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
27 Tetor, 2025

Vladimir Putin aktivizon ushtrinë për të mbrojtur Kremlinin. Është ky imazhi që po bën xhiron e rrjetit, ndërsa Ukraina ka...

Lexo më shumë

Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore

Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore
27 Tetor, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsan Çela iu përgjigj pyetjes së deputetit të PD, Agron Gjekmarkaj në lidhje për krimet zgjedhore. Çela...

Lexo më shumë

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit
27 Tetor, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar për të dytën herë bilancin e punës së kryer nga Prokuroria e Përgjithshme...

Lexo më shumë

Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm
27 Tetor, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj, tha se periudha e verifikimit të çështjes së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com