Me tone ironie e batuta ka folur kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me banorë të Çorovodës. Teksa ka folur për reformën në bujqësi dhe subvencionet për fshat, Rama ka informuar fermerët me akuzat që vijnë nga opozita, identifikuar prej tij vetëm me ish-kryeministrin Berisha.
“Ju skraparlinjtë nuk e dëgjoni ca thotë Saliu, kur del ai e coni te Sinan Hoxha, ose Beng Beng-u, ose kanë dalë ca portale, ca gjëra të tjera në Tiranë, por jeni në rregull ndaj jemi më të qetë. Ore e njihni Lulin apo s’ka ardh akoma, Lulin se keni marrë vesh akoma që është bërë kryetar partie?”- tha Rama.
Batuta është pasur me disa të qeshura nga fermerët, ndërkohë që Rama ka vazhduar më tej.
“Ore këtu nuk kanë c’vijnë fare ata, ata c’të vijnë këtu, e keni marrë vesh që nuk është më Saliu krtyetar i partisë? Që e dini si lajm e dini, se takova njërin te pazari e tha, ore le të thonë c’të duan Luli, Luli, këto lulrat le t’ja tregojnë kujt të duan”- tha Rama.