“‘Sikur t’isha djalë’ e Haki Stërmillit, një klithmë gjithmonë aktuale mbi gjendjen e gruas në shoqëri.”
Kështu shprehet kryeministri Edi Rama, i cili sjell përmes rubikës AMARCORD në faqen e tij në “Facebook”, figurën e shkrimtarit Haki Stërmilli.
“Jeta e Haki Stërmillit, shkrimtar me një penë të hollë në stil por pastoze në mendim, të kujton përkufizimin e rrymës radikale të iluministëve gjermanë të shek. XVIII, “Sturm und Drang”, stuhi dhe pasion.
I rrahur nga të tëra stuhitë e politikës shqiptare të pavarësisë me orientime nga më të ndryshmet dhe me një fund relativisht konformist, Haki Stërmilli e mbajti megjithatë të pacenuar pasionin për letërsinë, frut gjithmonë mbreslënës i të cilit mbetet romani “Sikur t’isha djalë”, klithmë gjithmonë aktuale mbi gjendjen e gruas në shoqëri”, shkruan Rama.