Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rama si Zeusi”, Berisha: Bilali në garë me Spiropalin, përgjigjet ministrja

2022/03/17 at 3:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama si Zeusi”, Berisha: Bilali në garë me Spiropalin, përgjigjet ministrja

Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka ironizuar deklaratat e ministres Edona Bilali, e cila ka krahasuar kryeministrin, Edi Rama me Zeusin.

Gjatë fjalës së tij, Berisha teksa krahasoi masat e marra nga vendet e tjera me masat e marra nga qeveria në vendin tonë, tha se Bilali bën garë me ministren Spiropali për të rritur figurën e kryeministri Rama.

“Ka një njeri që i bën tualet ditë e natë Vuçiçit dhe ky është Edi Rama. Edhe kur ai thotë se për vendet e rajonit do respektojë kontrata ku mashtron shqiptarët. Kjo miqësi patologjike për interesa anti shqiptare konsolidoi nismën e Ballkanit të Hapur që Europa e denoncoi publikisht. Një ecuri e tillë është jo vend numëro por prapa kthehu. Shqipëria nuk plotëson standarde.  Merrni reformën në drejtësi ju. Kjo maxhorancë dëshmon arrogancë të paimagjinueshme ndaj qytetarëve të saj. Një njeri që është përgjegjës për këtë dramë u thotë me krenari shqiptarëve që nuk lëviz asnjë taksë. U ftoj ju të hapen pak të dhënat dhe do gjeni aty që çdo vend i BE ka lëvizur taksa. Kanë hequr ose reduktuar TVSh. Kanë subvencionuar naftën. Nuk i mbledh dot taksat në fusha të tjera dhe ka gjetur naftën për të dënuar shqiptarët. Ka gjetur miellin.  Ju interesojnë fasadat. Të ilustroni. Ku është ajo zonja që bën garë me Spiropalin. Kjo Edona Bilali që u thotë shqiptarëve që ky po bëhet Zeus. Gratë nuk e kanë në natyrë servilizmin”, tha Berisha.

Ndërkohë Spiropali u përgjigj: “Sali gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, por dhëmbët e tu shkojnë ku i dikton frika. Fole për padrejtësi se ka mbaruar koha e drejtësisë tënde Sali. Ka mbaruar koha e sulltanatit tënd Sali. Ka mbaruar koha e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që i nxirrje nga hiçi në krye të vendit për të të mbrojtur ty, aleatët e tu, miqtë e tu dhe familjen tënde. Përmende largimin e Shqipërisë nga Perëndimi, sigurisht që Perëndimi të ka larguar ty, por nuk ka asnjë lidhje kjo me Shqipërinë dhe largimin e saj. Të duket se të kanë bërë hasha ty dhe se SHBA dhe Perëndimi janë larguar nga Shqipëria. Jemi më afër se kurrë. S’doja ta rëndoja se ishte i lumtur sot pas zgjedhjeve të 6 marsit.
T’ia lëmë këtë lumturi të shkurtër të pakicës së pakicës, t’iu kthehemi shqiptarëve, paketës së rezistencës sociale që adreson të gjitha çështjet. Sigurisht që nëse në protestë nuk del të flasësh shqiptarisht, por flet putinësisht, patjetër që do të duket sikur kjo është qeveria e regjimit. Nuk ka protestë në botë, përveç asaj që nxitet nga foltorja dhe non-gratat.

Nuk mund të flasësh këtu me gojë për Perëndimin dhe të bësh punën e atij tjetrit”.

Ju sugjerojmë

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri
Bota

Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri

3 Qershor, 2025 8:37 pm
Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?
Bota

Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

3 Qershor, 2025 8:18 pm
Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës
Aktualitet

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

3 Qershor, 2025 8:03 pm
U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn
Aktualitet

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

3 Qershor, 2025 7:52 pm
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Plagosja e të miturit në Ali Dem, policia vë në pranga autorin

3 Qershor, 2025 7:43 pm
“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!
Politikë

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!

3 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Debatet/ Berisha: Ecni mbi kufoma, Spiropali: Ti ke shkallmuar partinë tënde

Debatet/ Berisha: Ecni mbi kufoma, Spiropali: Ti ke shkallmuar partinë tënde

U vodhi para klientëve, arrestohet ish-drejtori i bankës

U vodhi para klientëve, arrestohet ish-drejtori i bankës

Mashtrim në kredi, pranga 23-vjeçarit nga Lushnja

Kërcënoi me kallashnikov punonjësit e një firme, arrestohet burri në Tiranë

TE FUNDIT

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
3 Qershor, 2025

Koreja e Jugut i ka dhënë një fitore vendimtare kandidatit të opozitës Lee Jae-myung, gjashtë muaj pasi dështoi përpjekja e...

Lexo më shumë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
3 Qershor, 2025

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është shprehur se greva është një opsion kushtetues dhe opozita duhet të...

Lexo më shumë

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
3 Qershor, 2025

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar takim ditën e sotme me udhëheqësit e Francës dhe Sllovakisë. Liderët kanë diskutuar...

Lexo më shumë

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
3 Qershor, 2025

Një qytetare është drejtuar në redaksinë e  emisionit “Stop” në Tv Klan pasi është përballur me një situatë të tmerrshme....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com