Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama si luledielli, 20-vite sillet rreth pushtetit

2018/04/28 at 6:37 PM
në Komente
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama si luledielli, 20-vite sillet rreth pushtetit

Nga Reldar DEDAJ


I.

Partitë politike në vendin tonë janë vetë ato që i pjellin krizat, i rrisin, i zmadhojnë, hera-herës, i bëjnë të pazgjidhshme; por janë kriza që kundërmojnë, që u vjen era në tërë Europën dhe që e kthejnë në një gropë të zezë gjithë Shqipërinë.

Por ajo që të bën përshtypje, që është unike, e veçantë, tipike shqiptare, është një lloj mekanizmi i brendshëm, një si mallkim i racës, i cili veçse gjeneron dhe prodhon kriza dhe ku askush se ‘çan kokën’ se çfarë po ndodh.

II.

Kryeministri i Armenisë, Serzh Sargsyan, u ul në fronin e kryetarit të qeverisë për t’u rrëzuar nga pushteti vetëm pak ditë më pas, pasi populli u ngrit në protestë duke mbushur rrugët. Sargsyan mbylli “epokën” e dy mandateve si President i Republikës së Armenisë.

Kushtetuta e vendit nuk e lejonte për një mandat të tretë, por ai nuk pranoi të zbresë nga pushteti. Brenda pak ditësh, me fuqinë e deputetëve të tij në Parlament dhe të gjykatësve në Kushtetuese, bëri ndryshime në ligjin themelor – ndryshime që i dhanë mundësinë të ndërronte fronin nga kryeministër në President dhe nga president-kryeministër.

Populli armen doli në rrugë, pa mbushur javën, rrëzoi kryeministrin që ‘kapi pushtetin’. Ata nuk mund të infektoheshin nga mania e sulltanëve dhe carëve. Rusia dhe Armenia janë dy kombe kufitarë. Por në Rusi, presidenti Putin ndërron Kushtetutën e bëhet kryeministër, pastaj nga kryeministër bëhet president. Ka 25 vjet kështu. Sargsyan i Armenisë u bë kopje e autokratit rus, por kombi i tij e rrëzoi brenda javës.

Armenët rrëzuan edhe modelin turk qeverisës. Jo sa për urrejtjen ndaj gjenocidit, se sa për modelin autokrat e sulltanik të presidentit të Turqisë. Erdogan ka bërë ‘eksperimente’ me popullin e vet. Një herë president, pastaj ndërro Kushtetutën e ngjitu kryeministër dhe përsëri ndërro Kushtetutën e bëhu president…ka 16 vjet që qëndron në krye të Turqisë duke kapur pushtetin dhe dhunuar Kushtetutën. Armenët nuk e pranuan as ‘Carin’ dhe as ‘Sulltanin’ e tyre, e rrëzuan brenda gjashtë ditëve.

III.

E gjithë kjo duket teori, nëse brenda dy javëve nuk je ulur qoftë vetëm një ditë të vetme para televizorit dhe të kishe parë se kriza jonë nuk është e ndryshme nga ajo armene, si dhe aq e ngjashme me atë ruse dhe turke.

Së pari, është një krizë e vlerave njerëzore, pasi qeveria jonë është thellësisht shkatërrimtare, një kope gënjeshtarësh dhe shkatërruesish ordinerë, pa kulturë, pa dije, pa sensin e masës për asgjë, moralizues të rremë, banditë, zhvatës dhe me procese të hapura gjyqësore, me dosje korrupsioni. Ai i thamë të gjitha? Mbase jo, pasi edhe ne duhet të merremi me autokratin tonë.

Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka 20 vjet në pushtet. Ai vazhdon të rrotullohet për dy dekada të plota si luledielli rreth pushtetit dhe askush nuk duket se po ia trazon qetësinë.

Si për t’a plotësuar edhe më shumë kuadrin e krupës dhe neverisë, duhet shtuar këtu edhe një pamje tjetër e Shqipërisë politike, ajo e disa elementeve brenda opozitës. Dy pjesë, të cilat merren me tepër me kreun e opozitës se sa me autokratin 20-vjeçar që drejton vendin.

Rendi normal i gjërave e thotë që ata do duhej të ishin shpresa jonë e madhe për ndryshime, për një politikë ndryshe, për një frymë më europiane; por, oh Zot i madh, nga ajo që shohim këta janë shumë të frikshëm. Ata janë aq të pafuqishëm për të qenë kaq gllabërues dhe po kaq ujqër të uritur e të pashpresë.

Nga kjo që shohim, para këtyre lubive, jo vetëm shqiptari i thjeshtë duket aq i vogël, aq i pafuqishëm, por dhe kreu i opozitës. Lubia është mësuar tash e njëzet e ca vite që për pushtetin duhet derdhur gjak, ku çdo lider politik të ketë heronjt e tij, që shqiptarin e drobitur dhe të përunjur t’a përplasi si ‘klysh kurve’ në për protesta të dhunshme dhe të përgjakshme, e pak të vrasë mendjen se çfarë ndodh më pas…

Nëse lideri i opozitës sillet ashtu siç i ka hije, me një fjalë; veçse përfaqëson vlerat e një vendi ku ka studiuar, ku bashkë me bashkëshorten dhe vajzat i prin i pari turmës së madhe të njerëzve, ku përsëri me bashkëshorten bashkohet me turmën e rebeluar që bllokojnë akset e ndryshme rrugore, lubia e akuzon për hollandez dhe një lider të butë që e ka të pamundur t’u përgjigjet sfidave të kohës.

Kjo qasje tregon se sa e pamëshirshme dhe e paaftë është kjo klasë politike, një frangment opozitar që nuk bind dot popullin të jetë me të, por kërkon veçse popull hua, ku pas çdo proteste kërkon si gogoli veçse kufoma njerëzore; duke sakrifikuar njerëz të varfër e të pashpresë që nuk kanë lidhje aspak me interesat e tyre.

Por, Lulzim Basha nuk është pjesë e kësaj race politikanësh, nuk u jep as një shkop të madh në dorë për të goditur uniformat e policisë dhe asnjë shishe benzine në dorë për t’i vënë zjarrin Shqipërisë.

Ai është i vetmi politikan shqiptar që nuk ka të regjistruar asnjë kufomë politike në protokollin e vet personal dhe është i vetmi politikan që nuk ka vrarë askënd për karrigen personale. Lulzim Basha, krejt ndryshe nga të tjerët, nëse nesër do të vinte në pushtet, nuk ka asnjë arsye që të vendosë një buqetë me lule tek lapidari i dikujt. Pasi për pushtetin dhe në emër të pushtetit nuk ka vrarë askënd.

Mirëpo, është pikërisht kjo racë lubish që e ka shtyrë shqiptarin të adhurojë dhunuesin, ku njeriu i drobitur dhe i shpartalluar nga të gjitha pamjet, nis e mendon: Dhunuesi ynë është i adhuruari ynë. Ai është plot pushtet dhe me potencë të adhurueshme kur na shtyp. Ka lezet. Ne kemi nevojë për kësi burri. Jo si ju, pederastë, që s’keni asnjë fije potence.

Për t’a mbyllur këtë mesele rreth politikanëve tanë, autorit të këtyre radhëve i mbetet të rrëfejë se dje në mbrëmje, kur gjithçka u sqarua rreth vizitës së kryeministrit Rama në Berlin, kur draft-statuti i PD-së u shpërnda për mediat dhe dukej se gjithçka po shkonte drejt rrjedhës normale të gjërave; disa element opozitarë kërkonin nga kreu i opozitës, kufizim mandati të drejtimit të partisë dhe disa të tjerë agresivitet të protestave, ndërsa qeverisë i kishin varur ‘mëlçit e dashit’ në qafë.

Për një moment, ai, pra; autori i këtyre radhëve, mendoi të shembë përtokë televizorin ose t’a hedhë nga dritarja. Nuk e bëri. Ndoshta mendoi se dikush tjetër mund t’a bënte, ose u tregua dorështrënguar ose i paguximshëm, vetëm se, pasi kishte marrë rrugën për të zbritur poshtë drejt qendrës së kryeqytetit, nuk vuri re asnjë televizor të thyer apo të hedhur në rrugë. Pikërisht kjo pamje, rezultoi një zhgënjim i madh jo vetëm për atë personalisht, por për të gjithë shqiptarët…

 

 

Etiketa: Reldar Dedaj


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Letra prekëse e partneres së Avicii: “Më dhemb zemra”

Letra prekëse e partneres së Avicii: "Më dhemb zemra”

A jeni zhgënjyer nga Majlinda Bregu? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Sali Berisha

A jeni zhgënjyer nga Majlinda Bregu? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Sali Berisha

A duhet që Basha të japë dorëheqjen? Ja si përgjigjet Berisha

A duhet që Basha të japë dorëheqjen? Ja si përgjigjet Berisha
















TE FUNDIT

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
6 Qershor, 2025

Një ndeshje futbolli, e cila i vlen Kombëtares drejt ëndrrës për Botërorin 2026. Por, nëse përballja e 7 qershorit po...

Lexo më shumë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
6 Qershor, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=xISAS-Xzoro Blindohet  Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me...

Lexo më shumë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com