Kryesore

Rama: Si askund në Evropë çmimi i energjisë vijon të mos rritet në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 09/06/22 |
Opi Nion

Nga Parlamenti, kryeministri Edi Rama vijon të këmbënguli se në Shqipëri nuk ka rritje të çmimit të energjisë.

Sipas Ramës, Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku nuk janë rritur çmimet.  Rama tha se Shqipëria është vendi me inflacioni më të ulët në rajon dhe se qeveria e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme krizën energjetike.

“Jam shumë dakord me ju zonja Tabaku, është shumë e rëndësishme dhe e dobishme që të flasim për jetën e përditshme të njerëzve dhe duke qenë se unë nuk kam shkollë dhe ju jeni me shkollë, nuk po hyj se nuk hyj dot tek debati juaj me ministren e financave për stagflacionin. Duke qenë se ju flisni me shifra, do isha shumë mirënjohës nëse do të më orientoni ku i keni gjetur shifrat e INSTAT se unë i kam përpara. Sipas INSTAT, inflacioni në Shqipëri është rritur 6.2%, në Serbi 6.6, në Maqedoninë e Veriut 10%, në Kosovë 11.2%, në Mal të Zi 11.2%. A ka ndonjë asye që Shqipëria të jetë thuajse sa gjysma e vendeve të rajonit? Mbase ka më shumë arsye se ato që duke u përpjekur të mësoj, mund të them këtu por së paku janë 2 arsye të rëndësishme, e para fakti që vetëm në Shqipëri si askund tjetër në rajon dhe Europë, çmimi i energjisë mbahet aty ku ishte para se të shfaqeshin simptomat e krizës. Kudo tjetër energjia po bën reprezalje mbi ekonomi dhe sot nafta është patjetër komponent, por energjia për të cilën ne vazhdojmë paguajmë nga buxheti i shtetit është arsyeja pse kemi këtë normë inflacioni. E dyta, rritja e prodhimit vendas se nuk e kemi importuar të gjithë masën e normës së inflacionit nga vendet e tjera edhe për shkak të zëvendësimit. Dje solla shifër konkrete në samit dhe po e përsëris, vetëm për eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut kemi rritje shumë domethënëse, thuajse dyfish në aspektin e fondeve”,-tha Rama.

Më këto deklarata, Rama iu përgjigj deputetes demokrate Jorida Tabaku e cila akuzoi qeverinë për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve në vend.

“Fjalimet e kolegëve janë totalisht jashtë realitetit, janë kaq larg me gjithçka po ndodh me familjet  bizneset, konsumet. Kemi një inflacion të lartë, por kemi një rritje ekonomike të ulët. Edhe dje raporti i fundit të BB tha të njëjtën gjë. Çmimet janë rritur…Mjalti, ëmbëlsirat janë luks për qytetarët., qershia mbi tortë është çmimi i karburanteve.  A e dini çfarë po ndodh sot me familje shqiptare si rezultat i rritjes së çmimeve?  Lideri mori masa që e ndihmuan ekonominë të dalë nga kriza, kjo nuk është e vërtetë. Qeveria shqiptare ka paketën më të ulët të ndihmës. Ka një rritje të jashtëzakonshme çmimesh. Ndikon edhe lufta, këtë e pranoj edhe unë. Ka një hetim Autoritetit i Konkurrencës për karburantet, çfarë po ndodh? Ka dy vite që bën hetim pa asnjë masë dhe gjobë. Autoriteti i konkurrencës nuk kthen dot përgjigje se çfarë po ndodh? Askush nga qeveria nuk jep përgjigje, sepse këtu flasin për gjëra madhore, për nisma rajonale”, tha Tabaku, duke shtuar: Para 3 muajsh dolën për të kontrolluar bizneset, por çfarë po ndodh sot me tregun e karburanteve në Shqipërisë. Këto çmime do të kishin shqetësuar këto, përveçse këtë qeveri”,-tha Tabaku./Opinion.al

Pas