Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar ditën e sotme me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë tha se qeveria po planifikon të kalojë në një fazë tjetër me transportin publik, urban dhe ndërurban.
Kryeministri u shpreh se nuk do të ketë më bileta letër por do të futen në përdorim biletat online për transportin publik në vend.
“Tani, shumë shpejt, më në fund, do të hyjmë në një fazë tjetër me transportin publik, urban dhe ndërurban, ku nuk do të ketë më bileta letër, dhe e gjitha do të bëhet online. Siç bën çdo qytetar i shumë vendeve rreth nesh tanimë prej vitesh tanimë”, tha Rama.