Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Shqiptarët nuk mund ta humbasin takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit

2025/04/12 at 2:27 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Shqiptarët nuk mund ta humbasin takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit

Edi Rama, në fjalën e tij në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste në sheshin Skënderbej, u shpreh se “në këtë vit të 2025-të, që përpos të tjerash është jubilar e i shenjtë përbotësisht, kur gjëmimet e kanosjet e luftës dhe rrëmuja e re gjeopolitike paralajmërojnë kohë me sfida të mëdha përpara, ne shqiptarët nuk mund ta humbasim kurrësesi takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit”

“E po me atë zë gjëmues në male, për të katërtën herë, profeti ynë Gjergj, i bën të qartë në shekullin XV edhe asaj Europe të ngasur në prapakthime, në vetmohime fajtore dhe në lëshime të papërgjegjshme, se çmimin për të qenë pjesë e familjes së cilës i përket, Arbërori e cakton vetë: jo si një i përkedhelur i fatit dhe një mercenar; por si një rob i virtutit dhe si një fanatik i vendosur gur i rëndë në vend të vet.

“Syri’ n agzot e zemrën barot” do të thoshte një tjetër Gjergj, At Fishta.

Sot është dita, ky është muaji i ndarë mes prillit e majit, kjo është dekada e ardhjes së fatit europian të Shqipërisë mu në dorën tonë, kur si asnjëherë më parë, qyshse dolëm nga ferri komunist, Bashkimi Europian na ka hapur portën e madhe dhe na ka dhënë një afat për të mbyllur marrëveshjen e pranimit tonë në shtëpinë e tij: 2027.

E pra, në këtë vit të 2025-të, që përpos të tjerash është jubilar e i shenjtë përbotësisht, kur gjëmimet e kanosjet e luftës dhe rrëmuja e re gjeopolitike paralajmërojnë kohë me sfida të mëdha përpara, ne shqiptarët nuk mund ta humbasim kurrësesi takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Kjo është e vërteta, të takosh historinë apo të futesh në mustaqet e Kujtim Gjuzit?!

Sot është dita dhe ky muaj i ndarë mes prillit e majit është koha që ne të nisim jo fushatën elektorale të radhës, po kuvendimin e madh të maleve e të fushave, të qyteteve e të fshatrave, të shqiptarëve e shqiptareve, përtej të majtës e të djathtës, matanë barrikadave partiake e dasive të vjetra, për Shqipërinë zonjë në sofrën e madhe të Familjes së Bashkuar Europiane”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
-U tha në Opinion

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

16 Tetor, 2025 9:29 pm
Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë
Bota

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

16 Tetor, 2025 7:53 pm
Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Aktualitet

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 Tetor, 2025 6:53 pm
Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
Kronikë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

16 Tetor, 2025 6:50 pm
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak

16 Tetor, 2025 6:47 pm
Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes
Aktualitet

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes

16 Tetor, 2025 6:38 pm
FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…
Kryesore

FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…

16 Tetor, 2025 5:54 pm
Çekia shkarkon trajnerin Ivan Hasek pas humbjes kundër Ishujve Faroe
Sport

Çekia shkarkon trajnerin Ivan Hasek pas humbjes kundër Ishujve Faroe

16 Tetor, 2025 5:17 pm
Para
“Këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë”, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë një vend me tjetër fuqi

“Këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë”, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë një vend me tjetër fuqi

Rama “pagëzon” LaCivita me emrin Latif: Qullësi e ka thirrur nga Amerika hajde se do më rrahin

Rama “pagëzon” LaCivita me emrin Latif: Qullësi e ka thirrur nga Amerika hajde se do më rrahin

Hapet pikëkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Hapet pikëkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

TE FUNDIT

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se partia më e madhe opozitare do...

Lexo më shumë

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
16 Tetor, 2025

Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar i PD thotë se Presidenti Bajram Begaj duhet të shkarkohet edhe për shkak të...

Lexo më shumë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar në emisionin “Opinion” të gjitha arsyet pse selia blu kërkon...

Lexo më shumë

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë
16 Tetor, 2025

Presidenti i Polonisë ka firmosur një reformë të re tatimore që synon të lehtësojë barrën financiare për familjet dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com