Aktualitet

Rama: Shqipëria të jetë vend turistik në 365 ditët e vitit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 27/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e organizuar ditën e sotme në Durrës, për rezultatet e sezonit turistik,  tha se sfida e qeverisë është që të hiqet nga fjalori fjala sezon turistik.

Rama tha se Shqipëria duhet të jetë një vend turistik në 365 ditët e vitit, ndërsa bëri me dije se do të ngrihet një strukturë e posaçme për kalendarin kulturor të sezonit, në mënyrë që sezoni turistik të jetë i mbushur me aktivitete kulturore dhe turistike.

“Do ngremë një strukturë të posaçme për kalendarin kulturor të sezonit që sezoni turistik të jetë i mbushur me aktivitete kulturore dhe turistike. Sfida jonë është që fjalën sezon turistik ta heqim nga fjalori. Shqipëria duhet të jetë turistike në 365 ditët e vitit. Kjo është sfida. Nëse pjesën e periudhës së ngrohtë kemi zgjatje relative të sezonit, sot që flasim të gjitha hotelet në Durrës janë plot, ndërkohë që një pjesë e hoteleve që kanë krijuar një traditë që kanë reputacion ndërkombëtar, e fillojnë që në Maj, është një pjesë e tërë që mbetet bosh. Nëse Korça ka arritur të rrisë fuqinë e vetë atraktive në Dimër, pak këtu dhe pak atje jemi shumë mbrapa. Nëse duam që zinxhiri ekonomik të fuqizohet më shumë dhe që turizmi të hyjë më shumë në rolin e promotorit të zhvillimit kombëtar, ne duhet të heqim fjalën sezon turistik. Kjo do të kërkojë një konceptim të ri të vijës bregdetare për periudhën e Dimrit sepse e dinë shumë mirë të gjithë sipërmarrësit që e para kanë nevojë për punonjës. Nuk njoh akoma një sipërmarrës që të më thotë nuk kam nevojë për asnjë punonjës. Të gjithë kanë punë për të ofruar por dinë shumë mirë që pagën e kanë të lartë në sezon por nuk e kanë të mundur që ta kenë gjatë gjithë vitit. Dhe këtu sfida është të krijojmë më shumë punë, më shumë aktivitet”, deklaroi Kryeministri Edi Rama./Opinion.al

Pas