Sipas të dhënave nga Google, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në rrjetin socal “Facebook”, ku shkruan se referuar këtyre të dhënave, Tirana është e dyta për nga numri i vizitorëve, duke lënë pas shumë qytete të konfirmuara prej dekadash në turizëm.
“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm #VetëmPërpara”-shkruan Rama.