Aktualitet

“Rama shporru”, Meta- SPAK: Hiq nga sytë shaminë që të ka vendosur Edi Rama



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:12 - 13/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar me tone të forta largimin e kryeministrit Edi Rama nga protesta që po zhvillohet te inceneratori i Tiranës.

Gjatë fjalës së tij. Meta tha se qeveria është e përfshirë në afera të mëdha korruptive, duke përdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë.  Meta e ka cilësuar inceneratorin e Tiranës si skenë krimi.

“Jemi në një skenë krimi dhe vijmë këtu sepse u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron. Ndaj, jemi këtu për të qenë të gjithë dëshmitarë se nuk ka incenerator. Gjithçka është mashtrim e provuar me fakte dhe në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile. Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi në mënyrë që drejtësia dhe SPAK ta heqin atë shami që u ka vënë Rama dhe Veliaj te sytë. Të bëjnë detyrën dhe të çojnë pas hekurave hajdutët e Rilindjes. Mjaft më me drejtësi me regji! Në 6 vite Shqipëria është përkeqësuar 26 vende sa i takon lutës kundër korrupsionit, si rezultat i ‘Ramaformës”, deklaroi Meta.

Pas