Kryeministri Rama ka reaguar edhe njëherë në lidhje me arrestimin e Rexhep Rrajas, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.
Në një postim në tëitter, Rama shkruan
“E kanë kapur vajzën si një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar. Asnjë fjalë mbështetje për Prokurorinë.
Përkundrazi veç baltë pa fre tanimë. Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin”.
Ky është reagimi i dytë i Ramës ditën e sotme në lidhje me arrestimin e Rexhep Rrajas.
Ku Rama akuzon opozitën se po baltos suksesin e policisë dhe të prokurorisë.