Ndërsa kryeministri Rama ndodhet në Elbasan për një leksion të hapur me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, hyrja e tij në këtë qytet nuk ishte edhe aq e këndshme.
Një grup studentësh i kanë zënë rrugën kryeministrit në hyrje universitetit dhe me pankarta në duar i kujtonin se “reforma në arsim ishte e dështuar”. Ndër të tjera studentët kërkonin që kryeministri të jepte dorëheqjen.
Në vendngjarje kishte forca të shumta policie që i penguan të rinjtë të kalonin perimetrin e sigurisë, por ndonëse kryeministri i shoqëruar nga eskorta e tij hyri në ambientet e brendshme të universitetit, studentët po qëndrojnë ende aty.