Aktualitet

Rama: Shkollat nuk janë vatra të nxehta, mbylljen e vendosin autoritetet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:41 - 24/11/20 |
Al Do

Kryeministri Rama u bëri apel sot qytetarëve që të ndërgjegjësohen për masat kundër përhapjes së COVID-19 në mënyrë që të shmanget mbingarkesa në spitale dhe një mbyllje e dytë.

Do të kërkoja ndihmën tuaj që të jemi sa më të vetëdijshëm se sicili ka në dorë së bashku të shmangim qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do ta bënte praktikisht tejet të vështirë trajtimin normal të të gjithë atyre që janë në nevojë dhe qoftë mbylljen e përgjithshme. Është e domosdoshme që secili prej nesh çdo qytetar e qytetarë të vetëdijësohet se ka një rol për të luajtur në këto dy drejtime për të mbrojtur shëndetin e vet e të familjes dhe të afërmve dhe jep një kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar luftën e përditshme e përnatshme në vijën e zjarrit, ku trajtohen pacientët e prekur me kovid dhe kanë simptoma të rënda dhe për të shmangur një mbyllje që do të kishte pasoje të padëshirueshme dhe në aspektin e  ekonomisë së çdo familjeve dhe familjes sonë të përbashkët”, tha Rama në një konferencë për shtyp.

Sa i përket arsimit parauniversitar, kryeministri u shpreh se hapja ose mbyllja e tyre vendoset nga autoritetet shëndetësore. Gjatë komunikimit me gazetarët kreu i qeverisë tha se shkollat nuk konsiderohen vatër e nxehtë, por një hapësirë që ka potencial rreziku.

Ka zëra të përsëritur për mbylljen e shkollave. Dua të theksoj se çfarë hapet e mbyllet është përgjegjësi e autoriteteve tona të autoriuzuara që kanë ekspertizën dhe detyrimin ligjor që të marrin vendime në këtë kohë të vështirë. Sipas të gjitha të dhënave dhe orientimet e autoriteteve shkencore mjekësore në të gjithë vendet që ndjekim me vëmendje, shkollat nuk konsiderohen vatër e nxehtë, por një hapësirë që ka potencial rreziku e rëndësishme që masat të respëktohen rigorozisht në çdo shkollë, siç po ndodh. Personeli drejtues e pedagogjik të jetë këmbëngulës në zabtimin e tyre dhe nga ana tjetër ajo që unë kam dëgjuar nga ekspertët tanë domosdoshmëria për të mabjtur një ekuilibër mes këtij aspekti të mbrojtjes së drejtpërdrejtë e psikologjike të fëmijëve”, deklaroi kryeministri. /Opinion.al

Pas