Aktualitet

Rama: Shkak i bllokimit të negociatave nuk është vetëm Bullgaria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 23/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se çështja e Bullgarisë është një fatkeqësi por nuk ëshë arsyeja e vetme për moshapjen e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ramës, në BE ekziston një frymë e deformuar kundër zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Ne do të vazhdojmë me shpresën që shekullin tjetër do jemi anëtarë, ne do ta vlerësonim shumë nëse ky komunitet i ri politik i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët.

Së dyti, tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut. Ishte Maqedonia një herë e një kohë dhe më pas 17 vjet më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve. Ndryshoi madje edhe emrin. Imagjino Francën të ndryshojë emrin. Ndërkohë që Shqipëria është në pritje prej 8 vitesh tashmë. M’u desh të fitoja mandat të 3 që të prisja për çeljen e negociatave për anëtarësim. Arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Bullgaria është fatkeqësi. Por është fryma e deformuar e zgjerimit, një frymë tërësisht e deformuar dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. Ka kaluar nga vizioni i përbashkët tek marrja peng nga shtetet individuale.

Kjo çështja e Bullgarisë është një turp. Një vend i NATO që merr peng dy vende të tjera të NATO.

Nuk do të presim Godonë. Më vinte kaq keq për ca njerëz optimistë dje. Nuk erdha këtu me idenë që do ndodhte diçka.

Kam kërkuar mbështetje të plotë për Ballkanin e Hapur. Ne nuk do të heqim dorë, do të vazhdojmë, dhe një ditë dhe ne do të bëhemi anëtarë të mirë të BE-së”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. 

 

Pas