Kryeministri Edi Rama, të premten, është angazhuar personalisht t’u kthejë përgjigje, një për një, kritikëve dhe jo vetëm në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Shkak është bërë një aktivitetet për punësimin i transmetuar online edhe në ERTV që të shpërthejnë kritikat për mënyrën si po kryhet ky proces.
Nuk mungojnë ankesat për largime nga puna, tarifa e Rrugës së Kombit, por edhe ironitë.
Për më shumë detaje, ndiqni komentet dhe përgjigjet si më poshtë vijon:
Arian H Asimi • Mos I puneso te gjithe, ler dhe disa pa pune , te prishim syrin e keq. Po Luli cfare mendimi ka? A pajtohet me punesimin.
Edi Rama • Pa merak Arian, po te punesosh njerezit nuk eshte kaq e lehte sa te mirembash mjekrren, kete e di besoj, prandaj ushtroje ironine ne fusha me te pershtatshme se sa tek fusha e betejes me te veshtire qe eshte punesimi!
Rat-Andrea Bermeta • Ul taksen e rruges se kombit Efkaristo
Edi Rama • Oqi pedhja, nuk e ulim dot se nuk eshte takse po pagese perdorimi qe shkon per mirembajtjen e rruges
Mitephs Gega • Bla bla bla perralla me mbret.
Edi Rama • 1369 njerez te punesuar vetem nga Zyrat e Punes gjate muajit mars, te duken perralla me mbret ty? Lum si ti, qenke rehat fare
Flora Teqja • Edhe un u hoqa nga puna z kryeminister jo qe nuk e beja punen por punova 34 vite e perkushtuar.Vecanerisht keto vitet e fundit punova gati dy turne ne dit per mbledhjen e te ardhurave ne OSHEE sepse halla e deputetit nuk dinte te ndizte kompjuterin jo me te punonte dhe sot e pa afta eshte ne pune un ne shtepi
Edi Rama • Flora Teqja nese mendon se te kane bere padrejtesi, ankohu tek shqiperiaqeduam.al dhe do marresh pergjigje brenda 10 ditesh, nderkohe qe thelbi i komentit tim ishte e mbetet qe kush e kerkon punen e nuk i ben naze asnje pune, e gjen dhe punon!
Vilajet Karanxha • O edo a eshte e drejte per qytetaret e kuksit ajo takse se ne qytetet tjera shkohet pa takse dhe autostradave te tjera duhet tu vendosesh mos bej dallime.
Edi Rama • Nuk eshte takse ajo zotni, eshte pagese perdorimi e rruges dhe kush e perdor rrugen kontribuon qe te mirembahet! Ne te ardhmen po te dale nevoja e mirembajtjes sic ka dale ne menyre alarmante ne ate rruge qe po binte copa-copa, do perdoret i njejti sistem sigurisht, kjo s’ka lidhje me gjeografine po me nevojen
Bigori Kukes • Z. Rama mua nje gje nese ke mundesi te ma besh te qarte se nuk e kuptoj me sa mend vendos nje takse 10 euro vajtje ardhje per nje qytetar kuksian te cilet jane me te varferit ne vend???
Edi Rama • Edhe i varfer edhe me veture nuk bashkohen te dyja keto zoteria juaj! Kush eshte i varfer merr autobusin e nuk paguan asgje, se i’a mbulon kompania, nderkohe qe kush udheton shpesh me veture nga Kukesi do kete edhe mundesine e kartave abone me cmime te reduktuara. Me mire ta mirembajme rrugen apo ta leme te behet e paperdorshme? Une them ta mirembajme dhe si kudo ne bote, kush e perdor do kontribuoje.
Shyqeri Sejfija • si cdo her blla blla blla as gje konkrete nuk mbledhen parat nga rruga po duhet te hjeket takasa rrugore ose te rrespktohet njerzit kur ti japin euro ti kthehen euro e jo lek se skan nevoj per llafe.
Edi Rama • Shyqeriu, 1369 njerez te punesuar ne muajin mars vetem nga Zyrat e Punes nuk jane blla blla blla, ndersa sa per a mbledhen e nuk mbledhen parate nga rruga kete nuk e vendos ti, po e vendos rruga qe po binte copa-copa nga pamundesia e mirembajtjes! Ti po nuk deshe te paguash, perdor autobusin dhe mos e lodh veturen.
Zlaticanin Dolores • O zpnje e nderuar 20 deri ne 45 vjec ofroni pune poor per ato persona qe jane 54 vjec pse nuk i keni futur ne skemen ??? Ku do ti punesooni?? Jane kryefamiljare me cfare do te jetojne me cafre te mbajne familjen????
Edi Rama • S’ka asnje pengese, mjafton te duan te punojne dhe te duan te trainohen nese nuk dine te bejne asnje pune.
Azem H. Pajaziti • ooo njeri shqiptaret 100 vite vuajtum prej turqis dhe kosovaret njashtu prej turqis dhe bullgaris dhe njashtu prej serbis aa kurse ti sod ja ngule thiken kosoves me autostrad 10 ojro thumje si nuk te vjen turp o pa ftyr
Edi Rama • 5 ojrot e perdorimit te Rruges se Kombit jane detyrim i cdokujt qe e perdor, pavaresisht se eshte ne Shqiperi a ne Kosove, per te mundesuar mirembajtjen e asaj rruge jete e mot, sic ndodh kudo ne bote! Dhe turp nuk eshte te kontribuosh edhe ti zotni Azemi per ate rruge, po turp eshte qe rruga te bjere copa-copa e ti te kerkosh ta perdoresh pa dhene asnje kontribut! Prandaj mesoje me kete rast zotnia jote qe patriotizmi nuk ka brire, po ka parimin e thjeshte qe gjithkush kontribuon per atdheun e vet duke paguar detyrimet qe i takojne dhe ty si perdorues i asaj rruge patriotizmi te kushton 5 ojro ne ardhje e 5 ojro ne kthim. Nuk besoj se nje patriot si ti qe merresh me kaq shume gjeografi e me histori, t’i kesh problem 10 ojro per te mbajtur me nder emrin patriot.
Anita Qarri • Te punesosh 24mij duke hequr 240mij (nder keta edhe une), kjo nuk eshte e drejte, dhe ky nuk quhet punesim.
Edi Rama • Ku jane keta 240 mije qe jane hequr zonje, sepse nuk e kam degjuar kurre kete llogari, madje as nga goja e atyre qe thone 7X7 bejne 42. Ne shtet hiqen nga puna ata qe s’bejne punen, ndersa punesimin e ben privati ne kete sistem qe kemi zgjedhur, shteti nuk eshte per te punesuar ne administrate po per te garantuar qe punen ne administrate ta bejne ata qe dine ta bejne me mire! Gjithe te mirat dhe mos kerko pune shteti nga une, po shko kerkoje punen ne sektorin privat e mos e prit ne shtepi apo ne fejsbuk
Anita Qarri • Edi Rama me vjen mire qe ironia te bene te zotin per pozicionin qe ke, por me vjen shume keq qe nuk ke as deshire dhe as kohe te merresh seriozisht me popullin, mbi te gjitha mbi personat qe besuan aq shume mbi ju. Nese verifikoni se puna ime nuk eshte kryer brenda afatit dhe pa lodhje (pervec ndihmave te tjera te dhena) me burgosni per 1jave (mqs fjala e pare e juaja eshte “BURG”). Dhe nese isha ne ate vend puna, isha fale meritave, deshires per te punuar dhe vetmotivimit per tu bere dikush. Aktualisht jam ne perfundim te nje trajnim shtese (me shpresen se do me ndihmoj te punesohem), kam derguar mbi 10 CV dhe asnje nuk me ka kthyer nje pergjigje qofte edhe negative. E verteta eshte e hidhur si per ju qe duhet te merreni me ne “budallenjte” qe nuk duam asnje gje tjeter vecse nje pune dhe, e hidhur per ne popullin qe duhet te durojme padrejtesit qe na beni
Edi Rama • Anita Qarri zonje, ne kete faqe jemi te gjithe te barabarte nese nuk e ke lexuar here te tjera kur e kam shkruar kete, qe do te thote se kushdo qe i jep vetes te drejten te flase lirshem fare ketu, dhe mire ben, duhet te llogarise edhe faktin qe edhe une flas po aq lirshem, keshtu qe kur thua dicka qesharake si ata 240 mije te hequrit nga puna mos prit qe une te mos qesh me keqardhje per ty! Se dyti, popullin lere menjane se populli eshte me i mencur se ti, qe s’ke asnje autorizim te flasesh ne emer te popullit dhe se une, qe kam mandat nga populli. Se treti, nese te kane larguar nga puna kjo nuk ka asnje lidhje me mua drejteperdrejte, po eshte detyra e atyre qe e kane vleresuar te pamjaftueshme punen tuaj, cka ju mund te mos e pranoni po kjo s’do te thote te shkruani gjera qesharake ketu. Dhe e fundit, nese nuk do asgje tjeter vec nje pune, shko kerkoje punen ne sektorin privat dhe nese do te punosh ne administrate, mos co CV larteposhte kot me kot, po regjistrohu online ne konkurset e Departamentit te Administrates Publike. Kjo eshte rruga per te kerkuar e gjetur pune, jo komentet ne emer te popullit dhe e folura rromapertoma.
Edi Rama • Rolandi Landi mesoje qe ata qe marrin rrogen minimale, nuk paguajne taksa dhe mesoje po ashtu qe pagesat per sherbimet, uje a drita, nuk jane taksa po jane pagesa si per cdo mall qe blen ne dyqan! Nderkohe qe rroga minimale eshte e ulet, po eshte e vertete, por eshte shume me e larte se ndihma ekonomike dhe nuk rritet se ke qejf ti apo se kam deshire une, po rritet vetem ne baze te zhvillimit ekonomik, prandaj ne rajonin ku jetojme rrogat jane te uleta ne krahasim me Gjermanine per shembull, ku pas luftes nuk kishin keto rroga qe kane sot, po merrnin lakra dhe patate me tallon! Keshtu qe t’i leme fjalet boshe dhe te punojme sa me shume qe te zhvillohemi sa me shume, pa harruar asnjehere qe zhvillimi nuk vjen as me rrumpalle, as me perralla e as sot per neser. Dhe sa per dijenine tende, rrogat sot jane me te larta se para kater a pese vitesh, se jo per gje po ka mundesi qe mos e dish as kete.