Aktualitet

Rama: Shërbimet online në banka “ku thërret qameti”, jemi të fundit në rajon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 06/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar ditën e sotme me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë ka kritikuar shërbimet online që ofrojnë bankat në vendin tonë. Ai tha se Shqipëria renditet e fundit në rajon dhe në botë në këtë aspekt.

Kreu i qeverisë u shpreh se vendi ynë nuk mund të jetë në një vend aq lart në klasifikimin e përgjithshëm duke lënë pas dhe vende të zhvilluara, ndërkohë që nga ana tjetër jemi “ku thërret qameti në shërbimet online të bankave”.

Sipas Kryeministrit shërbimet duhet të dixhitalizohen për të kursyer kohë dhe energji.

 “Prej 1 Majit nuk ka më sportele fizike të administratës për shërbimet me dokumente dhe të gjiha shërbimet ofrohen online, konkretiusht 1225 shërbime. Në të njëjtin raport Shqipëria merr një vlerësim tejet të ulët për e-commerce dhe faktikisht kur vjen puna tek bankat ne jemi të fundit në rajon se në pjesën tjetër po se po. Dhe të jemi shumë realist, kjo është një mospërthjhe shumë dramatike me aspektin tjetër të gjithë punës së sistemit bankar dhe me vetë qëndrueshmërinë e një sistemi bankar të konsoliduar dhe shumë profesional. Por radhët në dyert e bankave që në sabah me njerëz që i orienton një roje aty jashtë nuk janë ngjarje të përditshme të kontinentit ku jetojmë.

 Kështu që ne jemi këtu për t’ju thënë që Shqipëria nuk mund të jetë në një vend aq lart në klasifikimin e përgjithshëm duke lënë pas dhe vende të zhvilluara, ndërkohë që nga ana tjetër jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave. Çdo muaj, në datën 14, shumë sipërmarrje shkojnë nëpër bana për të paguar TVSH. Prapë në datë 20 shkojnë për të paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të tyre. Ndërkohë që është një konsum kohe, konsum energjie. Qytetarët po ashtu derë më derë të bankave jo ke radhën ti jo kam radhën unë”, tha Kryeministri Edi Rama.

Pas