Kryesore

Rama sfidon drejtuesit e qarqeve, i pozicionon në fund të listës fituese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:39 - 08/03/21 |
el ida

Pavarësisht ndonjë emri të prezantuar deri tani, apo pikëpyetjeve që  janë ngritur në media për hyrje-daljet në lista, zyrtarisht partitë kanë afat deri në orën 24:00 për të dorëzuar emrat e kandidatëve pranë KQZ.

Ndërkohë burime mediatike kanë bërë me dije, se kryetari socialist Rama ka vendosur t’i sfidojë drejtuesit politikë të qarqeve duke mos i pozicionuar në vende fituese të sigurta.

Mësohet se Rama ka vendosur që drejtuesit politikë të qarqeve të jenë në kufirin e fundit fitues, referuar zgjedhjeve të 2017, çka do të thotë se nëse PS humb një mandat në qark, ai që rrezikohet do të jetë vetë drejtuesi politik i qarkut.
Nga ana tjetër, vetë Rama për të cilin është bërë i ditur kandidimi në qarkun e Durrësit dhe Vlorës, pritet të jetë i pozicionuar në vendin e tetë. Kujtojmë se aktualisht PS ka tetë mandate në Vlorë dhe 7 në Durrës. Mbledhja e kryesise socialiste per kandidaturat, mbahet sot ne oren 19:30/Opinion.al

Pas