Politikë

Rama: Segmenti Murriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rrogozhinë-Fier do të jetë me pagesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 - 25/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se segmenti Murriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rrogozhinë-Fier do të bëhet me financim privat dhe për këtë arsye kalimi do të bëhet me pagesë.

Në në emisionin “Të paekzpozuarit” , Rama tha se foli dhe për 7 koncesionet që janë në projektbuxhetin e vitit 2022 me vlerë 1.8 miliardë dollarë,  për të cilët tha se partë e koncesioneve nuk janë nga buxheti i shteti, pasi ato para janë si garanci nga shteti, për riskun.

“Të gjitha këto që përmende nuk janë koncesione që do futet para nga buxheti i shteti. Në këto që kemi sot investohet nga privati dhe shteti shlyen investimin në vite. Nuk kemi të tilla, këto që thoni ju janë koncesione me paratë e privatit. Ku në rastin e rrugëve, shteti jep garanci për trafikun. Nëse nuk plotësohet shteti bën kompensim. Këto janë para të cilat janë garanci e riskut, këto para mund të përdoren, dhe mund të mos përdoren. Saranda nuk do të bëhet koncesion si rruga e Arbrit. Do të bëhen me paratë e privatit. Do të jenë rrugë me pagesë. Do të thotë që një segmet me pagës dhe rrugët e tjera pa pagesë. Murriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rrogozhinë-Fier do të bëhet me financim privat dhe do të marrë para nga ata që kalojnë”,-u shpreh Rama.

Pas