Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook”, disa fotografi nga Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, krahas së cilave shkruan se pas dekadash degradimi e zymtie të pistë po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik.
Përmes postimin në rrjetet sociale, kryeministri u ka prezantuar ndjekësve të tij punimet e bëra në këtë shesh.
Postimi i plotë
Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm?
Gur gur bëhet mur e mur mur bëhet kalaja, duke përballuar padurimin epik të vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë?
Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit dhe të tjera akoma…
/Opinion.al E.Xh.