Kryeministri Edi Rama ashtu si vartësi i tij Tahiri ka sulmuar gjyqtarin që pezulloi nga detyra Haki Çakon. Gjyqtari Arian Aliaj vlerësoi të ligjshëm kërkesën e prokurorisë për të pezulluar drejtorin e Policisë. Kjo duket ka hidhëruar shumë Ramën që i është kthyer deklaratave të dikurshme kur ishte në opozitë dhe sulmonte Berishën.
DEKLARATA E PLOTE E KRYEMINISTRIT EDI RAMA
Kush është gjykatësi që vendosi pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë?
Një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë sa vetë Këshili i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës!
Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë…
Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të verë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?!
Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t’i shtypur kokën drejtësisë?
Thjeshtësisht e hidhur është përgjigja: Ky derdimen pa din e as iman e rimori çekiçin në dorë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan Reformën në Drejtësi, për të shtypur drejtësinë për hesap të interesave të tyre!
Lajme për të njëjtën temë:
Tahiri sulmon gjyqtarin që pezulloi Haki Çakon: Ke liruar përdhunues
Unioni i Gjyqtarëve-Tahirit: STOP, hiq dorë nga akuzat, po na cënon rëndë