Aktualitet

Video/Rama-Salianjit: Kujdes proceset që ke. Deputeti: Po kërcënon?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 09/11/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës.

Këtë herë, kryeministri Rama e cilësoi deputetin demokrat Ervin Salianji si bedel, ndërsa i kujtoi dhe senacën gjyqësore që ky i fundit ka ditën e sotme për çështjen babale.

Ndërkohë, Salianji iu përgjigj duke i thënë se është një bajgë që bën pis Shqipërinë.

Rama: Ti bëj kujdes, shiko proceset që ke.

Salianji: Po kërcënon?

Rama: Jo s’të kërcënoj fare. Dje kam fituar një proces për shpifje. Të uroj suksese me procesin që ke atje. Mos më ndërprit. Jeni bedela, ti je kryebedel. Bedel pasionant, që kujton se je si si miza në të ndenjurat e kalit. Ti kujton se je si miza nën të ndenjurat e kalit tërheq karrocën, por qëndrojë nën të ndenjurat e kalit dhe bëjë rolin e shqiponjës. Rri aty. Ke ditë të vështirë, të mirëkuptojmë. Kujdes me fjalorin se je dhe afër. Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit.

Salianji: Me kë je duke folur? Ça je duke folur? Bajge qe kutërbon këtu. Dhe bën pis gjithë Shqipërinë. Ju kam fituar çdo proces ju dhe kalbësirave tuaja. Ke guxim ti dhe me kërcënon me proces, pse e di ti që kam proces?!

Rama: Ju jeni bedela, nuk keni atdhe. S’keni din dhe iman. S’keni flamur, asgjë. Sepse vetëm bartësit e mallkimit që nga 1912 mund të çohen sot këtu që në saba dhe t’i hyjnë për të mira dhe në gëzime me sharje e shpifje me akuza një kompanie që është një kompani më e madhe në botë. Vetëm ju mund ta bëni. Ju ndiqni një krijesë që mbart mallkimin.

 

Pas